Hedhja e shortit për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve i ka dhënë Egnatias emrin e kundërshtarit të mundshëm, i cili do të jetë fituesi i çiftit mes Ararat Armenia dhe Shamrock Rovers. Kjo përballje do të bëhet realitet vetëm nëse skuadra shqiptare arrin të mposhtë më parë NK Celjen.
Të lidhura
None found
Ky raund do të përbënte një duel delikat për ekipin e drejtuar nga Nevil Dedes, ndërsa kalimi i rivalit slloven shihet si hapi i domosdoshëm për të vijuar rrugëtimin në këtë kompeticion prestigjioz.
