Pak minuta më parë, në zonën e Qafë Thanës, ku flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme, duke krijuar vështirësi në ndërhyrjen për shuarjen e tij.
Të lidhura
None found
Në vendngjarje ndodhet ekipi i zjarrfikësve të Pogradecit, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.
Autoritetet vijojnë monitorimin e zonës, ndërsa pritet ndërhyrja e plotë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
