Egnatia i jep lamtumirën liderit të mbrojtjes, Arbenit Xhemajli nis aventurën në Malajzi

Arbenit Xhemajli nuk do të jetë më pjesë e Egnatias, pasi qendërmbrojtësi 28-vjeçar ka firmosur me Selangor FC në Malajzi, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Gjatë tre viteve të kaluara te skuadra rrogozhinase, Xhemajli u shndërrua në një nga figurat kryesore të ekipit dhe kontribuoi në fitimin e 3 kampionateve, 1 Kupe dhe 1 Superkupe të Shqipërisë.

Të lidhura

None found

Kampionët e Superiores kanë reaguar për largimin e mbrojtësit, duke i kushtuar atij një mesazh mirënjohjeje për kontributin e dhënë gjatë këtij rrugëtimi.

Klubi e ka falënderuar Xhemajlin për sakrificat, përballjet, emocionet dhe çdo paraqitje me fanellën e Egnatias, duke theksuar se ndikimi i tij nuk është kufizuar vetëm te ajo që ka bërë në fushë.

Sipas Egnatias, përkushtimi, profesionalizmi dhe karakteri i qendërmbrojtësit kanë shërbyer si shembull për të gjithë. Me të, skuadra ka ndarë sfida, fitore, trofe dhe momente që do të mbeten pjesë e historisë së klubit.

Edhe pse rrugët e tyre tashmë ndahen, Egnatia nënvizon se kontributi i Arbenit Xhemajlit do të kujtohet gjithmonë. Klubi i ka uruar shëndet, suksese dhe arritje edhe më të mëdha në etapën e re të karrierës, duke i kujtuar se Egnatia do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij.


holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş