Egnati mund Erzenin në shtëpi, Dwamena shënon tripletë

Egnatia ka marrë fitoren e dytë në këtë edicion të Superiores, teksa mundi në Rrogozhinë me shifrat 4-3 skuadrën e Erzenit.

Vendasit realizuan 3 herë brenda 22 minutash, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.

Autor i tripletës ishte Dwamena, i cili “tundi rrjetën” në minutën e 9-të, 16-të dhe 22-të. Mysafirët reaguan brenda fraksionit me Maliqin, por Zejnullai thelloi sërish avantazhin.

Në pjesën e dytë Erzeni ngushtoi shifrat me Mecjan, por nuk doli dot me pikë, pasi goli i 4-3 nga Kahrimanovic erdhi tepër vonë.

Me këtë rezultat, Egnatia sheh veteën në vendin e dytë me 6 pikë. Në krahun tjetër, shijakasit janë në vendin e gjashtë me 2 pikë. Ky takim vlente për javën e 3-të të Superiores.


Shtuar 13.09.2023 18:25