“Edhe pak, forca dashuria ime”, modelja seksi motivon Zaniolon

Pyetjes së tifozëve, se kur do të rikthehet në fushë talent Nicolo Zaniolo, i është përgjigjur e dashura e tij Chiara Nasti: “Edhe pak mungon, forca dashurie ime” ka shkruar bukuroshja influencer në “Storyn” e saj në Instagram, teksa postoi një foto me mesfushorin e Romës duke u stërvitur në kushte shtëpie.

Zaniolo është në garë me kohën për t’u rikthyer në fushë e për të bindur Roberto Mancinin t’i besojë një vend në Europian. Natyrisht, edhe tifozët verdhekuq mezi presin të shohin lojtarin në fushë, me shpresën se do të bëjë diferencën për skuadrën, që kërkon një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Shtuar 19.03.2021 10:03