E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta trajneri legjendar i futbollit (Emri)

Ditën e sotme, një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e futbollit. Trajneri legjendar gjerman i futbollit, Kristof Daum, ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare, pas një beteje të gjatë me kanc*rin.

Që nga vjeshta e vitit 2022, Daum ka luftuar me një sëmundjen e egër. Në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Këlnin, Shtutgartin, Beshiktashin, Bajer Leverkusenin, Austrinë e Vjenës, Fenerbahçen, Eintracht Frankfurtin, Klub Bryzhin dhe Bursasporin, si dhe ka qenë trajner i Rumanisë.

Vite më parë, emri i tij ka dalë në skenë edhe si trajner i mundshëm i Kosovës, por bashkëpunimi nuk u arrit.

Daum fitoi titullin kampion gjerman me Shtutgartin dhe Superkupën e Gjermanisë, si dhe ishte tre herë kampion i Turqisë dhe fitues i Kupës së Turqisë dhe Superkupës së Turqisë.

Gjithashtu, ai u shpall edhe kampion i Austrisë në vitin 2003, kur fitoi dy trofe me Austrinë e Vjenës.

Ai duhej të bëhej trajner i Gjermanisë pas dështimit në Euro 2000 në Belgjikë dhe Holandë, por Uli Hë ndërhyri dhe e akuzoi publikisht për përdorimin e substancave të paligjshme.

Daum pranoi t’i nënshtrohej një testi droge dhe një mostër flokësh zbuloi se ai kishte konsumuar kokainë, kështu që humbi pozicionin e tij si trajner i kombëtares gjermane.

 


Shtuar 25.08.2024 13:39