Arian Tahiri: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së përbën një padrejtësi historike

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, reagoi ndaj vendimit dënues për ish-krerët e UÇK-së, duke e vlerësuar atë si një padrejtësi historike ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Sipas Tahirit, qytetarët kanë të drejtë të shprehin revoltën dhe zhgënjimin e tyre, ndërsa kundërshtimi i vendimit do të vijojë edhe përmes institucioneve.

Ai e cilësoi vendimin si skandaloz dhe të turpshëm, duke deklaruar se hapat e ardhshëm do të ndërmerren në bashkëpunim me qytetarët e Kosovës, por edhe në rrugë institucionale, ku sipas tij kanë përgjegjësi.

Tahiri kërkoi bashkimin e forcave politike në vend dhe një qëndrim të përbashkët të Kuvendit të Kosovës për këtë çështje.

“Ftoj që të unifikohemi dhe të jemi të bashkuar. Mendoj se asnjëherë nuk kemi pasur më shumë arsye në kuptimin kombëtar sesa sot. Pres gjithashtu që forcat politike në Kuvendin e Kosovës të jenë të bashkuara për ta kundërshtuar këtë padrejtësi”, deklaroi ai.

Deputeti i PDK-së u shpreh i bindur se, pavarësisht zhvillimeve, “populli i Kosovës do të fitojë”.


Shtuar 18.09.2026 13:41

sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet