Interi është tronditur nga lajmi i mëngjesit të sotëm. Ish-presidenti zikaltër, Ernesto Pellegrini ka ndërruar jetë.
Një lajm i trishtë, i cili ka prekur të gjithë. Pellegrini mbylli sytë përgjithmonë në moshën 84-vjeçare.
Klubi italian ka ndarë mesazhin e ndjerë me tifozët, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve të ish-kreut të kkubit.
“Presidenti Ernesto Pelegrini na ka lënë. Për njëmbëdhjetë vjet ai e udhëhoqi Interin me mençuri, nder dhe vendosmëri, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit tonë. FC Internazionale Milano dhe të gjithë njerëzit Nerazzurri mblidhen rreth familjes së tij”, thuhet në njoftim.
Ekipi i Simone Inzaghit, tashmë do të ketë një arsye më shumë për të kërkuar trofeun e Champions League, ku në mbrëmje do të luajnë ndaj PSG-së.
Ci ha lasciato il Presidente Ernesto Pellegrini. Per undici anni ha guidato l’Inter con saggezza, onore e determinazione, lasciando una impronta indelebile nella storia del nostro Club.
FC Internazionale Milano e tutto il popolo nerazzurro si stringono attorno ai suoi familiari pic.twitter.com/pXMdNsOZ06
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 31, 2025