E besoni apo jo, dy gjyqtarët e famshëm janë martuar (FOTO LAJM)

Gjyqtarja nga Bundesliga dhe ish-gjyqtari nga Premierliga, Bibiana Steinhaus dhe Howard Webb janë martuar.

Dyshja e gjyqtarëve janë martuar në fund të muajit mars në Hanover të Gjermanisë.

“Po është e vërtetë. Ne u martuam gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar dhe jemi shumë të lumtur. Fatkeqësisht për shkak të pandemisë Covid-19, Howard dhe unë ishim në gjendje të bënim një hap të rëndësishëm vetëm si çift, as dëshmitarët nuk u lejuan. Sigurisht që s’kishte as muaj të mjaltit”, ka thënë Steinhaus për Bild.de

Pavarësisht martesës, të dy vazhdojnë të kenë një lidhje në distancë. Webb jeton në New York, kurse Steinhaus në Hanover./


Shtuar 13.04.2021 13:41