Redon Xhixha është një nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, për një rikthim të mundshëm në Superiore. Me minutat e pakta të marra tek Qarabag këtë sezon, Xhixha po e mendon seriozisht transferimin në një ekip tjetër.
Tirana dhe Partizani janë në garë për shërbimet e sulmuesit, por mesa duket 25-vjeçari mund të ketë opsion edhe Kosovën.
Redon Xhixha së fundmi ka filluar të ndjekë në Instagram klubin e Ballkanit, teksa i ka bërë follow në këtë rrjet social. Nuk dihet nëse është thjeshtë në rastësi, apo Xhixha po i “shkel syrin” Ilir Dajës dhe ekipit nga Suhareka. /Newsport.al/