VIDEO / E përplasi në tokë si të ishte lojtar serb, shikoni si Hajdari i Zvicrës godet lojtarin e Shqipërisë

Disa lojtarë shqiptarë jo vetëm që përfaqësojnë shtetet e tjera, por japin gjithçka për stemën e atyre vendeve dhe ndonjëherë shprehin një urrejtje të fortë ndaj origjinës së tyre. Ky është edhe rasti i Albian Hajdarit, mbrojtësit të Luganos.

Dje Shqipëria mundi Zvicrën me rezultatin 1-2 në transfertë, falë dopietës së Pajazitit.

Në Zvicrën U-21 luajnë disa shqiptarë, përfshirë edhe Hajdarin. Ky i fundit nuk e përtyp dot lehtë humbjen dhe për një moment ka reaguar në mënyrë të turpshme.

Në minutën e 98 të ndeshjes, Selimaj kishte një duel trupor me futbollistin zviceran Magnin. Selimaj zgjati bërrylin dhe Magnin humbi ekuilibrin duke rënë në tokë.

Albian Hajdari, i nxitur nga frustrimi, shkoi me vrull për të hakmarrë ndaj Selimaj, duke e goditur me trup dhe e rrëzuar në tokë, ndërsa loja ishte e ndaluar dhe arbitri kishte akorduar faull.

Më e rëndësishme është se Hajdari e shikonte me mllef Selimajn pasi ky i fundit kishte rënë në tokë, duke shprehur disa fjalë ofenduese nën zë.

Këto situata dhe këto emra janë për t’u mbajtur mend, pasi nuk do të ishte ndonjë çudi që pas disa vitesh Albian Hajdari të tregojë se sa shumë e donte Shqipërinë, ndërkohë që FSHF nuk e mori si pjesë të kuqezinjëve.

E vërteta është se disa lojtarë, ndonëse veshin një fanellë tjetër, ndiejnë brenda vetes mllëf dhe vrer të ngjashëm me atë të Hajdarit, që ka treguar një urrejtje të pashpjegueshme, si të luante ndaj Serbisë dhe jo ndaj Shqipërisë.


Shtuar 7.09.2024 19:24