E pabesueshme: Një fëmijë nga Beogradi parashikoi lotët e Neymar në ndeshjen me Serbinë (VIDEO)

Lojtarët e Brazilit mposhtën Serbinë me rezultat 2:0 në startin e Botërorit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Tite mund të jetë i pakënaqur për një dëmtim të mundshëm të Neymar.

Në minutën e 79-të, sulmuesi është dashur të largohet nga loja. Ai dëmtoi kyçin e këmbës dhe u desh të largohej nga fusha.

Braziliani më pas u fotografua duke qarë në stol, i shqetësuar për dëmtimin, ndaj do të shohim nëse është më i rëndë.

Duket e pabesueshme që të mërkurën një djalë i vogël nga Beogradi lajmëroi lotët e Neymar pas ndeshjes me Serbinë.

Përkatësisht, ai ka folur për ESPN për shanset e Serbisë ndaj brazilianëve, dhe në fund i tha Neymarit: “Do të qash si foshnjë”.

Shikoni më poshtë deklaratën e djalit: /G.D albeu.com/