Alegri i ka surprizuar të gjithë me formacionin zyrtar për ndeshjen hapëse të Juventusit në Serie A.
Trajneri italian ka lënë në stol Kristiano Ronaldon dhe menjëherë kanë nisur zërat për një largim të tij nga Torino.
Fabricio Romano do të bënte me dije se vetë ylli portugez dëshiron ndarjen, prandaj i ka kërkuar Alegrit të mos aktivizohet ditën e sotme.
Por përpara nisjes së sfidës me Udinezen, zëvendës presidenti i Juventusit ka folur për mikrofonin e “DAZN” për të sqaruar këtë situatë.
Nedved mohon hipotezën për largimin e Kristiano Ronaldos nga skuadra dhe shprehet se lënia e tij në stol ishte një vendim i përbashkët i vetë portugezit dhe Alegrit.
“Ka një dëshirë për të filluar nga e para për të marrë përsëri Scudetto, absolutisht po. Nuk ka jone të bukura, përgatitja nuk zgjati shumë dhe nuk ishte e lehtë të përgatitesh këtë sezon, por ka entuziazëm dhe dëshirë.
Ronaldo? Nuk duhet të kërkoni ndjesi aty ku nuk ka. Ishte një zgjedhje e ndarë me lojtarin dhe trajnerin sepse jemi në fillim të sezonit dhe është normale që gjendja të mos jetë më e mira. Nuk bëhet fjalë vetëm për Kristianon, por për të gjithë skuadrën. Trajneri përpiqet të nxjerrë ekipin më të mirë për këtë ndeshje. Ronaldo do të qendrojë”, ka thënë Pavel Nedved.