E mbani mend Keisuken Hondan, ky është ekipi ku ka përfunduar japonezi

Nis një etapë e re për një nga futbollistët më të famshëm japonezë, Keisuke Honda. Tashmë në moshën 34-vjeçare, ish-futbollisti i Milanit ka nënshkruar me Neftchi Baku në kampionatin e Azerbajxhanit.

Që pas largimit nga kuqezinjtë në vitin 2017, Honda ka luajtur me katër skuadra të ndryshe: Pachuca, Melbourne Victory, Vitesse dhe Botafogo. Me ekipin e njohur brazilian është aktivizuar në 18 ndeshje të kampionatit dhe ka realizuar dy gola gjatë vitit 2020.

Shtuar 16.03.2021 12:03