E kualifikoi në Katar 2022, Daliç edhe për 3 vite në stolin e Kroacisë

Kroacia dhe Zlatko Dalic do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për 3 vite të tjera. Sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje me Federatën Kroate të Futbollit që i ka besuar sërish pankinën njeriut që e kualifikoi atë për në “Katar 2022”.

Tekniku 55-vjeçar ka marrë në dorë kombëtaren ballkanase në tetorin e vitit 2017, ku arritja më e madhe e tij ishte mbërritja deri në finale të Botërorit “Rusi 2018” ku u mundën në finale nga Franca.

Gjithashtu Dalic ka kualifikuar kroatët në Botërorin e vitit të ardhshëm “KATAR 2022”.

 


Shtuar 8.12.2021 13:41