Granit Xhaka u kritikua shumë për mos-impenjim maksimal në ndeshjen e Zvicrës ndaj Kosovës, takim ky kualifikues i Euro 2024 dhe i përfunduar 2-2.
Zviceranët besojnë se për shkak të origjinës së tij shqiptare, mesfushori nuk dha 100% nga vetja e tij ndaj “Dardanëve”. Gjithsesi, në mbrojtje të Xhakës ka dalë së fundmi, Alain Geiger, ish-kapiteni i Zvicrës.
“Graniti është personalitet. Karriera e tij flet mjaftueshëm. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Në Zvicër ende respektohet hierarkia.
Natyrisht, Murat Yakini është bosi si trajner por ai duhet të hap dyert për një lojtar si Granit Xhaka. Të komunikojë lirshëm me të.
Xhaka kishte rol të rëndësishëm tek Arsenali me Mikel Artetan. Tani te Leverkuseni punon me Xabi Alonson. Të dy janë trajner shumë kërkues, ka thënë Geiger. Kështu që pritjet e Xhakës nga Yakini janë të mëdha” – tha ai.