E konfirmon Tuchel, Alonso së shpejti do të jetë lojtar i Barcelonës

Marcos Alonso së shpejti do të jetë lojtari më i ri i skuadrës së Barcelonës.

Spanjolli ka qenë në listën e preferencave të klubit “katalanas” që në hapjen e merkatos.

Tashmë duket se ka ardhur momenti që mbrojtësi të zbarkojë në “Camp Nou” dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Tuchel.

Po, Marcos kërkoi të largohej dhe ne ramë dakord për këtë”, tha fillimisht gjermani.

Chelsea dje u përball me Everton, në ndeshjen e parë të Premier Ligës, ku Alonso nuk ishte i ftuar.

Sipas trajnerit nuk do kishte kuptim që ai të luante në ‘Goodison Park’ sot.

“Nuk do të kishte kuptim ta fusnim në fushë sot”, përfundoi Tuchel.

Mbetet të shihet kur do të ndodhë zyrtarizimi i spanjollit te Barça./


Shtuar 7.08.2022 09:23