E konfirmon Marotta: Hakimi drejt PSG-së, po Lautaro?

Shefi ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta ka folur rreth së ardhmes së Achraf Hakimit dhe të Lautaro Martinezit.

Marotta përmes një interviste për ‘Sky Sport’ ka konfirmuar marrëveshjen me Paris Saint-Germain për lojtarin Hakimi.

 

“Ne jemi afër marrëveshjes. Hakimi mund të kompletohet te PSG brenda 24 orëve”, ka thënë Marotta.

Sa i përket sulmuesit argjentinas, Interi ka në plan ta mbaj në skuadër dhe janë shumë pranë vazhdimit të kontratës.

“Ne duam që ta mbajmë në ekip Martinezin, dhe kemi filluar bisedimeve për vazhdim të kontratës”, u shpreh shefi ekzekutiv i kampionit aktual në Serie A.

Shtuar 30.06.2021 19:41