Xavi Simons është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar nga klubet ‘big’ të futbollit europian.
Mesfushori 21-vjeçar që aktualisht është pjesë e Leipzig, në huazim nga Paris Saint-Germain ka adhurues të shumtë.
Bayern Munich, Manchester United, Chelsea dhe Barcelona janë 4 ekipet më të interesuara për shërbimet e holandezit.
Ndërsa dëshira e këtij të fundit është rikthimi në Spanjë, pikërisht te Barcelona, një nga klubet e interesuara.
Simons dëshiron që të rikthehet te Barcelona, me të cilët është aktivizuar me ekipet e moshave që nga viti 2010 deri në vitin 2019.
Simons kërkon që të transferohet te Barcelona, për të rivalizuar kështu Kylian Mbappe, me sulmuesin francez që me shumë mundësi do të bashkohet me Real Madrid.
Kontrata e 21-vjeçarit me PSG-në skadon në vitin 2027, por francezët janë kundër dëshirës së Simons dhe dëshirojnë të mbajnë në ekip.
Por në rast se mesfushori ofensiv tregohet i ‘prerë’ në vendimin e tij, parizienët nuk pritet ta shesin për më pak se 70 milionë euro, një shumë e konsiderueshme për Barcelonën, të cilët janë në një situatë të vështirë ekonomike.
Në këtë sezon, Simons ka qenë një nga lojtarët më të mirë jo vetëm në Gjermani, por edhe Europë.
Në 43 ndeshje me fanellën e Leipzig, 21-vjeçari ka shënuar plot 10 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë.