Tritol në shtëpinë e Armand Dukës (VIDEO)

Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qëndrore të Durrësit.

Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur pranë shtëpisë së Armand Dukës. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij. Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Kujtojmë që kjo vjen në një kohë ku Presidenti i FSHF-së dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë në situatë konfliktuale./albeu.com

 

Shtuar 24.01.2022 22:26