E dashura i zbuloi lidhjen e fshehtë, Jack Grealish merr ultimatum: Ose mua ose atë

Jack Grealish është bërë më i përfoluri muajt e fundit pasi është bërë anglezi më i shtrenjtë në histori pasi vulosi një transferim 100 milionë euro në Manchester City në verë.

Por tani ai ndodhet përballë një ultimatumi pasi e gjen veten në një telash të madh. Aktorja britanike Sasha Attwood i ka dhënë ultimatum yllit të Manchester City dhe Anglisë, Jack Grealisht, të zgjedh mes saj dhe aktores Emily Atack, kjo pasi pretendon se ka diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

Mediat britanike pohojnë se Grealish ka pasur një lidhje të fshehtë gjashtë-javore me Atack-un dhe se Sasha e mori vesh këtë vetëm pas fitores së Anglisë ndaj Shqipërisë gjatë pushimit ndërkombëtar.

Kush është Sasha Attwood?

Attwood është një modele 25-vjeçare nga West Midlands dhe e njeh Grealish që kur ishin nxënës shkolle. Përveç modelingut, Attwood tani është një influencuese në Instagram me mbi 50,000 ndjekës. Attwood ishte duke brohoritur për Grealish në Wembley gjatë fitores 5-0 ndaj Shqipërisë, përpara se të zbulonte lidhjen e tij me Atack.


Shtuar 17.11.2021 18:26