Mason Greenwood është arrestuar si i dyshuar për sulm dhe përdhunim ndaj të dashurës së tij, Harriet Robson.
Më herët ajo e kishte akuzuar atë për ushtrim dhune dhe kishte publikuar edhe foto e video në rrjetet sociale.
Shenjat e dhunës janë të qarta në trupin e saj, ndërkohë që policia e Manchester nisi hetimet dhe tashme edhe e ka arrestuar futbollistin.
Nga ana tjetër edhe Manchester United nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka vendosur ta pezullojë pa afat futbollistin e talentuar. /