E çuditshme / Besiktas i ndërpret kontratën lojtarit se përdorte aplikacion për takime

Një situatë e çuditshme ka ndodhur te Beshiktashi, me klubin gjigand turk që i ka ndërprerë kontratën mesfushorit Emirhan Delibas për një arsye që duket vërtet e pabesueshme.

Arsyeja është se 21-vjeçari përdorte aplikacion për të njohur njerëz të rinj për takime dhe lidhje.

Në një deklaratë, klubi tha: “Ne kemi ndarë rrugët me futbollistin profesionist Emirhan Delibas me marrëveshje të përbashkët.

I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

Megjithëse arsyetimi zyrtar pas vendimit nuk u konfirmua, ka të ngjarë të ketë qenë i lidhur me profilin e pretenduar të Delibas në një aplikacioni të takimeve.


Shtuar 19.02.2024 17:17