E BUJSHME/ Ronaldo informon Juventusin se nuk do të luajë më për klubin

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka informuar Juventusin se ka luajtur ndeshjen e fundit për ta.

Portugezi është shumë pranë kalimit te gjiganti anglez, Manchester City, me të cilët ka arritur marrëveshje dyvjeçare.

Sipas Sky Italia, Ronaldo ka informuar Juventusin se nuk do luajë më për klubin dhe dëshiron t’i bashkohet një tjetër skuadre.

City në orët në vijim pritet të bëjë ofertë për Ronaldon, me Juventusin që kërkon 30 milionë euro.

Ndërkohë, edhe gazetari Gianluca di Marzio, raportoi se gjithçka është pranë marrëveshjes.


Shtuar 26.08.2021 22:23