E bujshme nga “The Times”: Haaland ka firmosur me Realin

Reali po punon fuqimisht për të përforcuar ekipin për në sezonin e ri. Dhe, siç raporton gazeta britanike “The Times”, Reali shumë shpejt pritet të mbyllë disa marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me merkaton.

“The Times” pretendon se përfaqësues të presidentit Florentino Perez kanë biseduar me sulmuesin e Dortmundit, Erling Haland, për të mbyllur gjithçka përpara merkatos së janarit.

Përfaqësues të norvegjezit janë dakord me transferimin e tij në Madrid dhe ia kanë bërë të qartë Realit se klauzola e tij është 75 milionë euro, klauzolë të cilën Reali është gati ta paguajë. Largimin e Halandit duket se e ka pranuar dhe vetë klubi gjerman.


Shtuar 27.09.2021 22:25