Abramovich i fiksuar pas Haaland, gati oferta shokuese për yllin norvegjez

Chelsea është i gatshëm të ofrojë 175 milionë euro për Erling Haaland.

Gazeta gjermane “Bild” e jep këtë lajm, e cila ilustron planin e Roman Abramovich për të marrë likuiditetin e nevojshëm dhe nisur sulmin për norvegjezin e Borussia Dortmund.

Ky plan nënkupton lënien e klubit londinez nga Callum Hudson-Odoi (vlerësuar midis 20 dhe 30 milionë euro), Hakim Ziyech (28-38 milionë euro) dhe Tammy Abraham (23-36 milionë euro).

Sipërmarrësi rus do të mendonte vetë për pjesën tjetër, i magjepsur nga Haaland. Mbetet për t’u bindur Borussia Dortmund, e cila absolutisht nuk dëshiron ta shesë sulmuesin e ri kësaj vere.

Shtuar 13.07.2021 12:23