Aventura e re e Cristiano Ronaldos në Manchester nuk po shkon ashtu siç shpresonte portugezi, si në nivel ekipor aktualisht jashtë Champions League, ashtu edhe në nivel individual, me 8 gola në 20 ndeshje.
Në Angli kanë filluar thashethemet e një lamtumire të mundshme në verë.
Të lidhura
None found
Sipas ‘The Sun’, Ronaldo nuk ka ndërmend të vazhdojë aventurën në rast të dështimit për t’u kualifikuar në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes tashmë ka nisur të diskutojë me drejtuesit e klubit.
Në rast lamtumire, thuhet se për CR7 do të ishte PSG e cila do ta priste me krahë hapur, klubi francez i cili do t’i thotë lamtumirë Mbappe-s në verë dhe mund të bashkojë Ronaldon me Messin./h.ll/albeu.com
