E BUJSHME/ Mund të kemi një duel të tretë mes Ruiz Jr dhe Joshua

Ruiz shokoi audiencën e boksit kur në vitin 2019 arriti ta mposhte Anthony Joshuan. Më pas, meksikani u mposht në revansh, në Arabinë Saudite.

Që nga meçi i Arabisë, Ruiz ka dalë në ring vetëm një herë. Së fundmi, në disa fotografi të publikuara, Ruiz ka treguar një fizik jashtëzakonisht në formë. Tani, Ruiz beson se mund ta mposht përsëri Joshuan nëse përballen në një duel të tretë.

“Sigurisht, nëse Wilder rikthehet në ring do të doja të përballesha me të”, ka thënë Andy Ruiz.

“Por nëse jo, mund të përballem ndoshta me Usyk apo Anthony Joshua. Ne mund të provojmë të kompletojmë trilogjinë që doja.

Andy Ruiz do të kthehet në ring për meçin e tij të radhës dhe përballë do të ketë Luis Ortiz. Fokusi i tij është aty, por Joshua mbetet destinacion i mundshëm për duelin pas Ortiz.


Shtuar 21.07.2022 23:29