E BUJSHME/ Hysaj te Milani, zëvendëson Theo Hernandez

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli zyrtarisht më 30 qershor, kur i përfundon kontrata dhe kjo tashmë është e sigurt.

Mbrojtësi i Kombëtares nuk rinovoi me të kaltrit dhe menaxheri i tij ka konfirmuar se në merkaton e verës do të sigurojë klubin ku do të vijojë karrierën. Ka shumë ekipe të interesuara për shërbimet e mbrojtësit 27- vjeçar, e mes tyre është edhe Milani.

Në këtë kuadër, Hysajn mund ta shikojmë me fanellën e kuqezinjve, duke filluar që nga sezoni tjetër.

Sipas “Sportitalia”, ai i është ofruar përsëri “Djallit” pas tentativës së bërë rreth dy muaj më parë.

Teksa Maldini e Masara shqyrtojnë tregun për një zëvendës të Theo Hernandezit, klube si Fiorentina, Betisi, Benfika e së fundmi edhe Lacio kur përflitet të shkojë si trajner Mauricio Sarri, njeriu që e mori Hysajn te Napoli, janë gjithashtu në ndjekje të shkodranit.


Shtuar 3.06.2021 13:02