Murrizi flet për Enkeleda Kapedani: E sa ka si ajo, 13 gjyqtare me parakolp e prapakolp që u bën 40 mijë euro!

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me videot epike të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, në ambientet e punës si dhe në makinë.

Sipas Murrizit, Kapedani nuk është gjyqtarja e vetme në Shqipëri e cila ka shkelur Etikën, sipas tij në vend ka të paktën 13 gjyqtare të tilla.

“13 gjyqtare, parakolp e prapakopl, shkojnë 40 mijë euro.  Tik Tok Dubai, Katari.

E sa ka si ajo, 13 copë, tu myt Drimadhe, Dhërmiu, Dubai. Botox i gjallë, ku i gjejnë paret? Ti Metani, qelbsilliku juaj fillon te burimi, ndaj Komisioni i Ligjeve, duhet të kërkojë një raport të detajuar te Sokol Sadushi…”

Fjala e Murrizit në Kuvend:

Dy fjalë për zotin Metani dhe pse më ka ik. Nuk mundesh që ti të merresh me asnjë Tik TIK të kujdo Tik tokje që është në sistemin gjyqësor. Pse nuk mundesh, këtu është qelb burimi.

Nga hulumtimi, si deputet më rezultojnë se më shumë se 50% e magjistratëve janë punonjësve të zyrave ligjore të pedagogëve që japin mësim te magjistratura.

Unë nuk merrem me Tik tok, e rrjete sociale, po këto ditë jam bërë kureshtarë të shof. 13 gjyqtare, parakolp e prapakopl, shkojnë 40 mijë euro.  Tik Tok Dubai, Katari.

E sa ka si ajo, 13 copë, tu myt Drimadhe, Dhërmiu, Dubai. Botox i gjallë, ku i gjejnë paret? Ti Metani, qelbsilliku juaj fillon te burimi, ndaj Komisioni i Ligjeve, duhet të kërkojë një raport të detajuar te Sokol Sadushi.

Cdo ditë e më keq. Sokol.. ca lidhje ka. Unë nuk kam asnjë lloj pengu e pishmani se pse është në gjykatë një që dridhet, puna është si e dredh vendimin për kontigjentët, pa se dridhet vetë punë e madhe. Ku i gjen rrobat gucci, duke e bërë me përputhje me rrogën që ka.  /albeu.com/

 

Shtuar 3.06.2021 13:12