E bujshme: Arrestohet Gabriel Barbosa

Gati një muaj më parë Gabriel Barbosa festoi fitimin e kampionatit brazilian për të dytin vit radhazi me Flamengon. Sulmuesi ishte protagonist absolut në suksesin e klubit Mengao, teksa shënoi 21 gola në 40 ndeshje të luajtura.

Gjërat në fushë kanë shkuar mirë kohët e fundit për Gabigol, por jashtë fushës duket se jo. Mëngjesin e sotëm ish-sulmuesi i Interit është ndaluar nga policia në një lokal ku luhej kumar fshehurazi në jug të Sao Paulos.

Së bashku me sulmuesin brazilian, është ndaluar edhe reperi MC GUI (mbi 7.5 milion ndjekës në Instagram) dhe 200 persona të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm. Të gjithë janë marrë nga policia dhe janë dërguar në stacionin e policisë.

Pastaj ata nënshkruan një urdhër duke u zotuar të dëshmonin në të ardhmen, ndërkohë që u lanë të lirë. “Kur mbërritëm në vendin e ngjarjes zbuluam se nuk ishte një disko, por një kazino klandestine. Të arrestuarit duhet të përgjigjen”, tha shefi i policisë Eduardo Brotero.


Shtuar 14.03.2021 16:48