Pas disfatës minimale 1-0 kundër Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka sinjalizuar se mund të largohet nga detyra sapo t’i përfundojë kontrata në muajin dhjetor.
Të lidhura
None found
Tekniku pranoi se ka nevojë për një shkëputje dhe se në fund të vitit do të ulet të diskutojë me kreun e Federatës Argjentinase të Futbollit për të vendosur hapat e ardhshëm.
“Kam në plan të qëndroj në krye të ekipit deri në dhjetor, pastaj do të kem një takim me presidentin e AFA-s. Synimi im është të bëj një pushim, të marr pak frymë”, u shpreh ai.
Scaloni nënvizoi krenarinë për sukseset e arritura me kombëtaren, por la të kuptohej se ky cikël mund të jetë duke iu afruar fundit.
“Të drejtoj këtë skuadër ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe ndihem krenar. Nëse presidenti do që unë të rri deri në dhjetor, atëherë do të vazhdoj, por më pas gjërat bëhen të ndërlikuara, sepse rrethanat mund të evoluojnë dhe kjo është krejt normale”, shtoi ai.
Në një bisedë për Ole, ai deklaroi hapur: “Pas dhjetorit, ka shumë mundësi ta lë këtë pozicion. Do të shohim se çfarë ndodh”.
Ndërkohë, e ardhmja e kapitenit Lionel Messi mbetet po aq e paqartë sa ajo e trajnerit.
