Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez në një intervistë të zhvilluar për El Larguero ka zbuluar të ardhmen e trajnerit të Real Madrid, Zinedine Zidane.
Perez së fundmi është paraqitur në dy intervista, fillimisht në El Chiringuito dhe më pas edhe në mediumin spanjoll El Larguero për të biseduar më së shumti rreth Superligës.
Megjithatë, në këtë intervistë të fundit, Perez zbuloi edhe të ardhmen e Zidanes duke thënë: “Nuk mund ta imagjinojë Real Madridin pa Zinedine Zidane sezonin e ardhshëm”.
Ai gjithashtu ka treguar se do të vijë dita kur francezi do të largohet nga ‘Los Blancos’, mirëpo siç duket kjo gjë nuk do të ndodhë të paktën edhe për një sezon.
“Zidane? Ju gjithmonë e pyetni të njëjtën gjë, nëse ai do të vazhdojë. Sigurisht që një ditë ai do të largohet dhe nëse kur të vijë kjo ditë, ai meriton të largohet si një legjendë. Ai ose ne do të vendosim kur të jetë largimi. Por ai asnjëherë nuk do të zgjohet në mëngjes dhe thjeshtë të dëbohet”.
Zidane ka kontratë me Real Madrid deri në vitin 2022.