Armend Muslika, ka firmosur kontratën e parë si profesionist me Totenhem Hotspur. Ky është raportimi nga Anglia për 17-vjeçarin e moshave të Kombëtares.
Mësohet se Armend Muslika, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Totenham Hotspur. 17-vjeçari i Kombëtares së moshave të Shqipërisë konsiderohet një talent me shumë perspektivë dhe e mbylli sezonin e kaluar me 19 kontribute në gola(gola + asiste).
Të lidhura
None found
Muslika mund të përshkruhet si një “djall” i goditjeve të dënimit, pasi sezonin e kaluar shënoi disa gola nga goditjet e lira”, shkruan “Lilywhite Rose”.
Pritshmëritë janë të mëdha. Dhe Totenhemi e tregoi duke i besuar kontratën e parë si profesionist./ PANORAMASPORT.AL
