Pacolli e LVV-së: Zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje mes shumicës dhe opozitës

Fitore Pacolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit të Kosovës nuk mund të mbështetet vetëm në vullnetin e një partie apo të shumicës parlamentare.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se Kushtetuta dhe rëndësia e këtij institucioni kërkojnë përfshirjen edhe të opozitës në procesin e përzgjedhjes së presidentit.

“Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës. Për këtë arsye, kandidatura duhet të dalë nga një dialog i mirëfilltë politik, ku shumica dhe opozita parlamentare ulen bashkë për të gjetur një emër që tejkalon interesat e ngushta partiake”, shkroi Pacolli.

Sipas saj, opozita nuk duhet ta shohë këtë proces vetëm si një mundësi për të penguar shumicën dhe as nuk mund të veprojë vetëm në këtë drejtim.

“Kosova ka nevojë për një president që zgjidhet përmes një marrëveshjeje, e cila i siguron institucionit të Presidentit legjitimitet më të gjerë. Përgjegjësia në këtë proces u takon të gjithëve.

Në fund, çështja nuk lidhet vetëm me personin që do të zgjidhet president, por edhe me mënyrën e zgjedhjes dhe legjitimitetin që do të gëzojë ai. Tani është momenti që opozita të dëshmojë nëse është opozitë e Republikës apo opozitë e bllokadave”, përfundoi ajo.


Shtuar 7.08.2026 11:59

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss