Inter është në fazë kërkimi për një trajner të ri, me Chivu si kandidat kryesor. Bisedimet po zhvillohen në drejtimin e duhur, por ende nuk ka një marrëveshje zyrtare.
Për këtë arsye, klubi zikaltër ka pezulluar çdo vendim për shitje lojtarësh, përfshirë edhe të ardhmen e Kristjan Asllanit.
Bologna ka shfaqur interes serioz për mesfushorin shqiptar, por Interi nuk do të japë asnjë dritë jeshile derisa të zyrtarizojë drejtuesin e ri të pankinës.
Vendimi përfundimtar për Asllanin do të merret nga trajneri i ardhshëm, por ardhja e Petar Sucic, që luan në të njëjtin pozicion, e bën largimin e shqiptarit gjithnjë e më të mundshëm.