Edin Dzeko është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Interit. Në një intervistë për “Correa della Sera”, sulmuesi boshnjak është shprehur se është i lumtur që skuadra e tij është në krye të Seria A dhe se dëshiron që deri ën fund të jenë të tillë.
Sigurisht ky ishte edhe një mesazh për kundërshtarin e tyre Milan, me të cilët do të përballen më 6 shkurt në “San Siro”.
“Ne jemi të parët dhe duam të qëndrojmë atje deri në fund. Inzaghi vazhdon metodat e tij, të gjithë argëtohen. Lukaku? Nëse shkon në një vend dhe fillon të mendosh se çfarë kanë bërë ata që kanë qenë para teje, është më mirë të mos shkosh askund. Totti ? Ishte turp që nuk e kisha takuar më parë, u argëtuam shumë”, ka përfunduar Dzeko./ h.ll/albeu.com