Sipas Manchester Evening News, disa lojtarë të Manchester United dyshojnë nëse Bruno Fernandes do të qëndrojë në klub sezonin e ardhshëm.
Mesfushori portugez thuhet se është i hapur për t’u larguar nga Old Trafford me Djajtë e Kuq që aktualisht janë jashtë çdo gare evropiane.
Bayern Munich dhe Interi raportohet se janë të interesuar për 29-vjeçarin me Cristiano Ronaldon që e shtyn bashkatdhetarin e tij të transferohet në Arabinë Saudite.
Djajtë e Kuq preferojnë të mbajnë Brunon, por ata mund të tundohen nga një ofertë e rëndësishme, pasi lojtari nuk është në mesin e futbollistëve të shënuar si të pashitshëm.
Portugezi do të vendosë në këtë verë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, derisa Manchester United shpreson ta sigurojë Ligën e Evropës për sezonin e ri.
Djajtë e Kuq do të përballen në këtë fundjavë me Manchester Cityn në finale të FA Cup, dhe nëse fitojnë – do të luajnë në garën e dytë më të madhe në Evropë për klube. /Telegrafi/