Dyshime për pastrim parash, vjen reagimi i Allegrit

“Duke iu referuar lajmeve të publikuara për personin tim ditën e sotme, deklaroj me vendosmëri se nuk kam asnjë lidhje me aktivitet ilegale ose të parregullta, aq më pak me çdo veprim që shkel normat e anti-riciklimit”.

Me këto fjalë, Massimiliano Allegri ka marrë distancat nga lajmet e publikuara ditën e sotme nga e përditshmja La Veirta mbi një përfshirje të supozuar të trajnerit bardhezi në një hetim për shkeljen e normave të anti-riciklimit.

Sipas këtyre lajmeve, Banka e Italisë po heton disa “operacione të dyshimta” të trajnerit bardhezi, me zyrën anti-riciklim që po kontrollon disa shpenzime të Allegri-t në dy kazino jashtë Italisë për më shumë se 350 mijë euro.

Mes korrikut 2018 dhe gushtit 2019, gjithmonë sipas La Verita, Allegri ka bërë disa blerje me kartën e kreditit për pothuajse gjysmë milioni euro.


Shtuar 6.06.2021 15:03