I boshatisur, motra e Ronaldos merr vendimin e rëndësishëm për të mbyllur biznesin (VIDEO)

Motra e Cristiano Ronaldos, Emla Aveiro ka marrë një vendin të rëndësisëm duke vendosur të mbyllë dyqanin e saj të hapur në  vitin 2007 në vendlindje të quajtur “CR7”.

Aveiro pranon se ky ka qenë një vendim shumë i vështirë, por e detyruar ta bëjë për shkak të angazhimeve të tjera shumë të rëndësishme dhe të mëdha që i ka dhe që e presin.

“Janë duke u zhvilluar projekte të mëdha në të cilat kam investuar shumë kohë, energji dhe dashuri. Nuk kemi kohë të mjaftueshme për gjithçka dhe jeta përbëhet nga faza. Pas 15 vitesh vendosa të mbyll një kapitull në jetën time dhe vendimi nuk ishte e lehtë, një ëndërr dhe kam shumë kujtime”, tha Aveiro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë motra e CR7 me një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ku tregon dyqanin e boshatisur pas 15 vitesh. /albeu.com

View this post on Instagram

A post shared by Elma Aveiro (@elma_oficial)


Shtuar 1.02.2022 12:23