Paulo Dybala është prezantuar ditën e sotme si lojtari më i ri i ekipit të Romës. Një lëvizje që befasoi jo pak opinionin sportiv.
Argjentinasi fillimisht ishte pranë rinovimit të kontratës me Juventusit, por në fund kjo nuk u arrit dhe lojtari ka treguar se çfarë ndodhi me “Zonjën e Vjetër”.
Pas largimit nga Torino, fantazisti ishte shumë pranë kalimit te Interi, por në fund edhe aty një marrveshje nuk u arrit, me “zikaltërit” që e konsideruan të panevojshëm.
Ish-ylli i Juventusit u shpreh se nuk është ndjerë i tradhëtuar nga Interi dhe me Marotten vazhdon të ketë marrëdhënie të mirën, ndërsa për situatën të Juventusi ai dha këtë version:
“Drejtori Arrivabene ishte i qartë në deklaratat e tij. Ne kishim një marrëveshje për të nënshkruar në tetor, kompania na kërkoi të prisnim dhe asgjë. Në mars morëm lajmin nga kompania që nuk isha pjesë e projektit të ardhshëm. Nuk kishte probleme ekonomike, por klubi mori një vendim tjetër së bashku me trajnerin. Unë fola me ta, thashë që nëse ishte zgjidhja e tyr, nuk kishte ndonjë problem për mua,” përfundoi “gladiatori” i ri i Romës./albeu.com