Paulo Dybala mbetet te Roma. Në fakt, argjentinasi refuzoi ofertën faraonike të Al-Qadsiah, duke preferuar të qëndrojë te verdhekuqtë për shkak të dashurisë së treguar nga tifozët dhe dashurisë që e lidh atë me klubin.
Pavarësisht shumë milionave të vendosura në pjatë nga klubi saudit (75 milionë euro në tre vjet), kur transferimi dukej se ishte i përfunduar, sulmuesi argjentinas ndërpreu negociatat, duke zgjedhur të qëndronte në Serinë A.
“Faleminderit Roma, shihemi të dielën”, ka shkruar Dybala në profilin e tij në Instagram, duke dërguar një mesazh të qartë për fansat verdhekuq dhe duke e mbyllur këtë çështje.