Dy tifozë paguhen 50 mijë dollarë secili për të ndjekur çdo ndeshje të Botërorit 2026

Me Botërorin 2026 që po hyn në fazën më të nxehtë dhe me deri në gjashtë ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, të ndjekësh çdo sfidë është shndërruar pothuajse në një punë me orar të plotë.

Pikërisht këtë po bëjnë Kevin Akoto dhe Austin Franklin, të cilët marrin nga 50 mijë dollarë secili për këtë detyrë.

Të lidhura

None found

Të dy tifozët e futbollit janë zgjedhur mes mijëra aplikantëve për rolin e veçantë të “Chief World Cup Watchers” të Fox One, një pozicion që i detyron të ndjekin të 104 ndeshjet e turneut dhe të prodhojnë përmbajtje për tifozët gjatë gjithë Botërorit.

BBC-ja i ka vizituar ata në vendin ku punojnë, në një kabinë xhami të ngritur posaçërisht në zemër të Times Square në New York, ku kalimtarët i shohin teksa ndjekin ndeshjet.

Hapësira është pajisur me kolltuqe të rehatshme, televizorë me ekran të madh, një tavolinë futbolli dhe shumë sende e suvenire futbolli, duke krijuar një ambient që i përshtatet çdo tifozi.

“Është si ëndrra e çdo 20-vjeçari. Nëse do të mblidhje gjithçka që një tifoz futbolli do të donte, do të dukej tamam kështu”, tha Kevin.

Edhe pse gjithçka tingëllon si puna ideale, ritmi i lartë ka nisur të ndihet. “Jam lodhur pak, edhe Austin po ashtu. Po mësohemi me gjithçka që ndodh çdo ditë”, pranoi Kevin.

Austin e përshkroi këtë përvojë si një kamp veror, ku ditët fillojnë të përzihen me njëra-tjetrën. “Është një maratonë e vërtetë. Në pamje të parë duket e lehtë, thjesht ulesh në divan dhe sheh futboll, por pas pak bëhet e lodhshme. Kur mundem, përpiqem të fle të paktën tetë orë”, tha ai.

Për fat të mirë, ata nuk qëndrojnë natën në kabinën e xhamit, sepse në fund të çdo dite kthehen në shtëpi për t’u rikuperuar para përballjeve të tjera.

Gjatë turneut, të dy kanë qenë dëshmitarë të disa prej momenteve më historike. Ata panë nga afër çastin kur Lionel Messi theu rekordin e golave në historinë e Kupës së Botës, ndërsa po shijonin një vakt tradicional argjentinas.

Një tjetër privilegj i këtij roli është se gjatë Botërorit u serviren edhe ushqime tradicionale nga vendet pjesëmarrëse. Përveç ndeshjeve, ata kanë takuar mijëra tifozë nga e gjithë bota që kanë mbushur Times Square.

Sipas Austin, kjo është pjesa më e bukur e eksperiencës. “Ajo që është më e çuditshme është se shpesh harroj që jam në Times Square dhe që njerëzit po më shikojnë. Futem aq shumë në lojë sa pas 10 ose 15 minutash kujtohem dhe shoh turmat përreth”, tregoi ai.

Sa i përket fituesit të trofeut, Kevin mendon se Spanja do të shpallet kampione bote, edhe pse për shkak të lidhjeve të tij personale mban anën e SHBA-së dhe Ganës. Ndërkohë, Austin ka veshur fanellën e Norvegjisë dhe beson se skandinavët mund të befasojnë, të frymëzuar nga forma e Erling Haaland.

“Shumë njerëz zgjedhin Spanjën ose Francën si favorite, por unë mendoj se Norvegjia është shumë pranë nivelit më të lartë. Nëse gjërat u ecin në favor, mund ta fitojnë trofeun”, u shpreh ai.

Megjithatë, jo të gjithë do ta dëshironin një punë të tillë. Disa tifozë mendojnë se të ndjekësh të 104 ndeshjet pa asnjë privatësi është e tepërt, ndërsa të tjerë besojnë se Botërori shijohet më mirë në shoqërinë e familjes dhe miqve.

Për shumë të apasionuar pas futbollit, ama, ideja që të paguhesh për të parë ndeshje tingëllon si një ëndërr e realizuar. “Të paguhesh për të parë Botërorin? Kjo është çmenduri, në kuptimin më të mirë të fjalës”, tha një tifoz i intervistuar nga BBC-ja.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingnakitbahisnakitbahisbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet