Marvin Çuni, një produkt i Akademisë së Bayern Munich, ka vendosur të transferohet në Premier Ligën e Rusisë, ku pritet t’i bashkohet Mirlind Daku te Rubin Kazan.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat ruse, klubi nga Kazani është i gatshëm të paguajë 2 milionë euro për Çunin, ndonëse vlera e tij aktuale është 900 mijë euro.
Sulmuesi shqiptar, i lindur në Gjermani, luajti sezonin e kaluar në Serie A me Frosinone, ku kishte një aktivizim të kufizuar, duke shënuar dy gola dhe një asist në 27 ndeshje në të gjitha kategoritë e futbollit italian.
Çuni ka luajtur vetëm një ndeshje me Kombëtaren, në miqësoren ndaj Bullgarisë. Trajneri Sylvinho e sheh atë si një sulmues me karakteristika të ngjashme me Myrto Uzunin, dhe me një të ardhme të sigurt në ekipin kuqezi.