Juventusi ka marrë një fitore të rëndësishme përballë Lazios në Olimpico në kuadër të javës së 13 të Serie A me rezultatin e pastër 0-2.
Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit që tentuan disa herë të rrezikonin portën e “bardhezinjve”, por miqtë fitojnë një penallti me Moratan e cila kthehet në gol nga kapiteni Bonucci në minutën 23.
Ky do të ishte edhe goli i vetëm i 45 minutave të para. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për vendasit, por pa mundur të barazojnë shifrat.
Në minutën e 83 një kundërsulm i “Zonjës së Vjetër” me Chiasën i cili përfiton nga një daljë e gabuar e portierit e Reina e më pas një ndërhyrje e gabuar e spanjollit i cili shkakton penalltinë e dytë.
Është sërish Bunocci që merr përsipër ta ekzekutojë duke u treguar i saktë dhe duke vulosur fitoren.
Pas kësaj fitoreje, Juventusi barazon me pikë pikërisht Lazion, 21 dhe pozicionohet në vendin e 6. /albeu.com