Afrika e Jugut ka arritur një sukses të madh përballë Koresë së Jugut, pasi fitoi 1-0 në sfidën vendimtare që i siguroi kalimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës 2026.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje para nisjes së ndeshjes ishte vendimi për ta lënë në stol Son Heung-min, yllin kryesor të Koresë së Jugut, çka ndezi diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Pavarësisht kësaj zgjedhjeje, koreanët e jugut e nisën takimin vrullshëm dhe që në minutën e dytë krijuan një rast shumë të mirë, por tentativa e Lee Tae-seok u ndal përpara vijës fatale.
Në minutën e 31-të, Evidence Makgopa humbi një mundësi të artë për Afrikën e Jugut, teksa nga një distancë e afërt e dërgoi topin drejt e në duart e portierit kundërshtar.
Në start të pjesës së dytë, Son u aktivizua, por loja mori drejtim tjetër, me Afrikën e Jugut që fitoi terren dhe goditi në minutën e 63-të. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Moremi shërbeu për Thapel Maseko, i cili realizoi saktë për 1-0.
Deri në fund, Koreja e Jugut kërkoi të reagonte, por në repartin ofensiv u shfaq pa zgjidhje dhe pa rrezik konkret, duke mos mundur të arrinte golin e barazimit.
Skuadra afrikane e menaxhoi me disiplinë avantazhin minimal deri në vërshëllimën e fundit, duke marrë një fitore të madhe dhe duke siguruar një vend historik në fazën eliminatore.
