Sulmuesi i Egnatias Raphael Dëamena humbi sot jetën në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin. Ai ra në tokë në minutën 24’ për të mos u ngritur më. Dwamena vuante prej kohësh nga zemra dhe kjo e kishte detyruar të hiqte dorë nga ekipe të njohura në Zvicër dhe Premier League për të luajtur në Shqipëri.
Rasti i tij na kujton një ngjarje të njëjtë disa vite më parë gjatë ndeshjes Finlandë-Danimarkë kur Eriksen pësoi atak kardiak dhe u shtri në fushë. Për fat të mirë, ndërhyrja e mjekëve e shpëtoi Eriksenin.
Ajo që u vu re gjatë asaj ndeshje ishte mënyra se si shokët e ekipit e rrethuan Eriksenin teksa ishte i shtrirë dhe gjatë marrjes së ndihmës nga mjekët, gjë që nuk ndodhi sot nga futbollistët e Egnatias dhe Partizanin ndaj të ndjerit Dwamena, shkruan AlbEu.com.
Rrethimi nga shokët e ekipit u bë që kamerat dhe tifozët të mos shihnin atë në gjendje të keqe, ndoshta kështu duhej të veprohej edhe sot me Dëamenan, që të ruhej deri në fund dinjiteti i sulmuesit. /albeu.com