Juventusi është lodhur nga Angel Di Maria. Bardhezinjtë i kanë ofruar 5.5 milionë euro në sezon dhe kjo shifër bëhet 7 milionë euro prej bonuseve, që lidhen kryesisht me numrin e ndeshjeve që do të aktivizohet.
Në Itali raportojnë se presin deri nesër një përgjigje përfundimtare nga Di Maria, i cili është përfolur së fundmi edhe për një kalim në LaLiga, te Barcelona. Nëse nuk marrin një përgjigje, bardhezinjtë do të shohin për pista të tjera.
Të lidhura
None found
Plani B te klubi nga Torino është ylli i Sassuolos, Domenico Berardi. Për të Juventusi duhet të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin, ndaj edhe nuk duket i lehtë si operacion. /h.ll/albeu.com
