Simone Inzaghi, trajneri i Interit, pas fitores kundër Cagliari foli për DAZN: “Më shumë se për këtë ndeshje, mendoj për emocionet e të mërkurës. Fituam një trofe që e dëshironim shumë. Sot zhvilluam një ndeshje serioze, nuk ishte aspak e lehtë pas fitores së Milanit, por kemi zhvilluar një ndeshje të madhe.
Shënuam tre gola dhe goditëm disa shtylla. Bëmë një ndeshje të mirë, edhe pse nuk ishte e lehtë përballë një kundërshtari që kur luan në shtëpi është shumë problematik”.
“Do të jetë një javë e fundit e hapur në të gjitha frontet, besoj se të gjithë do të argëtohen. Në Udine dhe Cagliari jemi përballur në transfertë me dy skuadra të vështira duke luajtur pas Milanit dhe megjithatë kemi fituar.
Duam të luajmë shanset tona deri në fund. Duhet një fitore e jona dhe një humbje e Milanit. Unë e kam fituar një titull kur isha dy pikë pas Juventusit, por ata humbën ndaj Perugias. Në futboll nuk duhet kurrë të dorëzohesh, këtë gjë e kemi treguar gjithmonë”.