“Duam të promovojmë futbollin tonë”, Superkupa e Francës zhvendoset në Izrael

Zhvillimi i finaleve të Superkupës jashtë shtetit po kthehet në modë. Italia e bën prej kohësh, teksa njësoj po vepron edhe Franca. Liga Profesioniste e Futbollit (LFP), ka vendosur që finalja e Superkupës së Francës do të luhet në Tel Aviv të Izraelit, më datë 1 gusht.

Zv Drejtori i Përgjithshëm i LFP, Mathieu Ficot flet rreth kësaj risie. “Zhvillimi ndërkombëtar i kampionatit tonë, mbetet një nga prioritetet tona. Qëllimi ynë është të ekspozojmë klubet franceze në arenën ndërkombëtare.

Duam që Ligue 1 të njihet në gjithë botën, sidomos në Lindjen e Mesme. Ky bashkëpunim forcon dëshirën tonë për të promovuar sa më shumë futbollin profesionist francez në këtë rajon“, deklaroi Ficot.


Shtuar 12.03.2021 13:48